Henderson braktis Arabinë dhe transferohet në Holandë, do të paguajë dëmshpërblimin

Xhordan Henderson është futbollisti i parë që konfirmon zyrtarisht largimin nga Arabia Saudite. Britaniku i cili iu bashkua muaj më parë Al Ettifaq, ka ndërprerë kontratën, ndërsa detyrohet të paguajë një dëmshpërblim prej 7 milionë eurosh.

33-vjeçari kishte firmosur për 3 sezone në ekipin arab, por e pati të pamundur të përshtatet atje, duke bërë prapakthehu.

Mesfushori do të transferohet në kampionatin holandez, tek Ajax. Henderson kishte një pagesë afro 800 mijë euro në javë, ndërsa ishte ndër lojtarët me përfitime më të larta. Në garë për shërbimet e tij këtë janar ishte dhe Newcastle. Në ditët në vijim pritet të ketë gjithashtu të reja rreth aventurës së Benzema po në Arabinë Saudite e cila duket se është drejte fundit. Fituesi i Topit të Artë kërkohet nga Chelsea, ku dhe vijojnë tratativat, me Manchester United që hoqi dorë.

Një tjetër ekip londinez është në kërkim të një sulmuesi, e bëhet fjalë për Arsenalin. Topçinjtë synojnë afrimin e Victor Osimhen, nigerianit që aktivizohet me Napolin. 24-vjeçari vlerësohet mbi 100 milionë euro, ndërsa një kalim në Angli do të ishte i vështirë, për faktin se kartoni i lojtarit ka një vlerë të lartë. Gjithashtu edhe klubi napoletan i cili ende nuk është gati për të larguar yllin e ekipit.