Sandër Lleshaj shkarkon drejtorin e Policisë së Shkodrës

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka shkakruar nga detyra drejtorin e Policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati. Mësohet se në vend të tij është emëruar Niko Brahimaj.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka shkakruar nga detyra drejtorin e Policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati. Mësohet se në vend të tij është emëruar Niko Brahimaj. Ai tha se kjo lëvizjes për të garantuar sigurinë e qytetarëve të Shkodrës.

“Kam ardhur sot në Shkodër i shtyrë edhe nga një ngjarje shumë e rëndë që ka ndodhur. Sot tentakulat e krimit të organizuar kanë arritur përsëri të godasin. Dhe kemi pra këtë ngjarje të rëndë, e cila ka ngritur në alarm gjithë forcat e policisë vendore, por edhe forca të tjera qendrore nga Tirana.

Me gjithë luftën dhe goditjet e forta që i janë dhënë krimit të organizuar në Shkodër, edhe gjatë kohëve të fundit, me goditje të rëndësishme ndaj grupeve të organizuara të këtij krimi, prapë rezulton që lufta ndaj këtij krimi nuk është fituar ende dhe mbetet shumë për të bërë.

Metastazat e këtij krimi edhe sot pra treguan që janë ende gjallë dhe që kanë mundësi për të goditur.

Dua të garantoj të gjithë qytetarët e Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë se Policia e Shtetit dhe strukturat e tjera të Ministrisë së Brendshme dhe të sigurisë, janë të angazhuara në maksimum për të vijuar këtë luftë dhe për ta fituar, pa diskutim.

Në shërbim të këtij angazhimi ne kemi marrë sot edhe një vendim të rëndësishëm për të ngarkuar në krye të Drejtorisë Vendore të Shkodrës, një drejtues të ri, i cili vjen nga Tirana. Është Niko Brahimi, një nga drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit, i cili ngarkohet sot me sigurinë e qytetit të Shkodrës.

Kam besimin e plotë që ai në krye të drejtorisë, do të japë impulse të reja dhe do të shënojë rezultate të reja për të siguruar atë që Shkodra meriton, qetësi, rend dhe dinjitet për arsye se ky qytet është në atë nivel saqë meriton gjithçka. Dhe ne do të bëjmë gjithçka në shërbim të sigurisë dhe të qetësisë së qytetarëve të tij”, u shpreh Lleshaj.