Sadi Güven: Janë numëruar të gjitha fletëvotimet nga vendi dhe jashtë

Güven tha se numërimi i fletëvotimeve ka përfunduar dhe se të gjitha subjektet politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale i kanë marrë rezultatet

Kryetari i Komisionit të Lartë Zgjedhor (YSK) në Turqi, Sadi Güven njoftoi se Komisioni ka përpunuar 100 për qind të fletëvotimeve nga vendi dhe nga jashtë dhe të gjitha rezultatet u janë dërguar të gjitha partive politike, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalimin e shkurtër para gazetarëve në selinë e YSK-së, Güven tha se numërimi i fletëvotimeve ka përfunduar dhe se të gjitha subjektet politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të së dilës i kanë marrë rezultatet për shqyrtim.

Ai dje paralajmëroi se rezultatet zyrtare të zgjedhjeve YSK do t’i shpallë më 5 korrik.

Sipas rezultateve preliminare, në bazë të 99.99 për qind të votave të numëruara, Recep Tayyip Erdoğan ka fituar në zgjedhjet presidenciale me 52.5 për qind të votave, ndërsa Alanca Popullore, që kryesonte Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AK Parti), në zgjedhjet parlamentare fitoi 53.6 për qind të votave.