Sa paguhet Cristiano Ronaldo nga Instagram?

Sipas listës së përpiluar nga Buzz Bingo, superylli portugez ka përfituar 912.991 euro për një postim në këtë rrjet social.

Cristiano Ronaldo është kurorëzuar si përfituesi më i madh i vitit nga Instagrami, me ç’rast ai ka përfituar 44.7 milionë euro gjatë vitit që po lëmë pas.

Sipas listës së përpiluar nga Buzz Bingo, superylli portugez ka përfituar 912.991 euro për një postim në këtë rrjet social.

Sulmuesi i Juventusit numëron afro 195 milionë ndjekës në Instagram, ku shpërndan fotografi nga sukseset e tij në sport, nga jeta familjare, si edhe nga stërvitjet.

Baba i katër fëmijëve paguhet rreth 32 milionë euro në vit te klubi italian, gjë që e bën platformën e tij në Instagram një biznes mjaft luksoz.

Gjatë vitit 2019, ai ka bërë 49 postime, ku i ka promovuar këpucët e tij Nike, parfumin e tij, CR7 Play it Cool, si edhe një faqe këshilluese për njerëzit që kanë probleme me rënie të flokëve.