Rusia hidhet në kundërsulm: SHBA, laborator armësh biologjike në Gjeorgji

Në të njëjtën ditë, kur zyrtarë të Shteteve të Bashkuara iu bashkuan atyre britanikë e holandezë për të akuzuar shërbimin informativ ushtarak rus “GRU” për sulme kibernetike, Rusia është hedhur në kundërsulm.

Në të njëjtën ditë, kur zyrtarë të Shteteve të Bashkuara iu bashkuan atyre britanikë e holandezë për të akuzuar shërbimin informativ ushtarak rus “GRU” për sulme kibernetike, Rusia është hedhur në kundërsulm.

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Shtetet e Bashkuara janë duke drejtuar një laborator armësh biologjike në shtetin e Gjeorgjisë, në një akuzë që përvijohet me pretendimet për shkelje të ligjeve ndërkombëtare dhe kërcënimin e drejtpërdrejtë për sigurinë e Rusisë.

Në deklaratën e saj, Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon gjithashtu se, laboratori në Gjeorgji është pjesë e një rrjeti laboratorik të Shteteve të Bashkuara shumë pranë kufijve të Rusisë dhe Kinës.

Deklarata është bazuar kryesisht në materialet e ofruara nga ish-ministri gjeorgjian për Sigurinë Kombëtare, Igor Giorgadze. Ai është shprehur se laboratori në Gjeorgji është duke u menaxhuar nga Qendra “Lugar” për Studime të Shëndetit Publik, raporton TCh.

Gjithsesi, zyrtarë amerikanë dhe gjeorgjianë i kanë hedhur poshtë prej një muaji pretendimet e Giorgadzes, ndërsa këtë të enjte, Ambasada amerikane në Gjeorgji nuk ka bërë asnjë koment pas akuzës së Rusisë.