Rusia e nis mbarë, shkatërron Arabinë Saudite në ndeshjen hapëse të Botërorit

Rusia me “5 yje” shkatërron Arabinë Saudite në ndeshjen hapëse

Rusia ka shfaqur një futboll të bukur teksa ka mposhtur bindshëm Arabinë Saudite me rezultatin e pastër 5-0 në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës.

Më në fund erdhi momenti i shumëpritur, botërori ka filluar dhe pritet të jetë një festë e madhe. Fillimi ishte i mbarë.

Teksa pritej një ndeshje e mërzitshme dhe pa shumë histori, rusët kanë befasuar me lojën e tyre duke shënuar plot tre gola në ndeshjen e parë të botërorit.

Asnjë surprizë në ndeshjen hapëse të Botërorit numër 21-të në historinë e futbollit. Edhe këtë herë fati i buzëqeshi vendit organizator me Rusinë që dominoi me lojë dhe rezultat Arabinë Saudite.

Një fitore e pastër me shifrat e thella 5-0 për vendasit të cilët hodhën një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në grupin A, falë këtij suksesi me shumë peshë.

Plot 81 mijë shikues ishin të pranishëm në stadiumin më të madh të ngjarjes më të madhe të këtij Botërori.

Fillimisht një ceremoni hapëse i parapriu këtij takimi, ku në një koreografi madhështore filloi kampionati i 21-të në histori.

Atmosfera fantastike shtyu ekipin vendas drejt golit qysh në minutat e parë.

Yuri Gazinskiy shënoi pas 12 minutash lojë goiln e parë të këtij kampionati me anë të krosimit të Golovin.

Dominimi i hatashëm i Rusisë vazhdoi deri në fund të pjesës së parë, kur Denis Cheryshev me një manipulim fantastik të topit hutoi gjithë mbrojtjen arabe duke shënuar për 2-0.

Arabia Saudite nuk po arrinte që të dilte para portës, kryesisht për shkak të mungesës së kombinimeve të sakta.

Dzyuba pas 71 minutash lojë shfrytëzoi këtë mos përqëndrim të mysafirëve, duke shënuar për 3-0 me asistimin e dytë të Golovin në këtë takim.

Denis Cheryshev në minutën e fundit të takimit me një gol fantastik me të jashtmen deklasoi portierin.

Por, rezultatin përfundimtar e vulosi Golovin me një supergol nga gjuajtja e lirë, duke deklasuar sërish portierin.

Kështu, Rusia filon mbarë aventurën si nikoqire e Botërorit, duke kryesuar Grupin A, por që Egjipti dhe Uruguai nesër (e shtunë) zhvillojnë ndeshjen e parë në këtë garë.

Rusia ndeshjen e ardhshme e zhvillon më 19 qershor ndaj Egjiptit në St. Petersburg Stadium.