Rusi, rritje e madhe në Fondin Kombëtar të Mirëqënies

Fondi Kombëtar i Mirëqënies i Rusisë, në muajin qershor është rritur për 23.2 për qind në krahasim me muajin maj, duke u rritur në 4.83 trilionë ruble (76.51 miliardë dollarë)

 Fondi Kombëtar i Mirëqënies i Rusisë, në muajin qershor është rritur për 23.2 për qind në krahasim me një muaj më parë, duke u rritur në 4.83 trilionë ruble, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave e Rusisë, bëhet e ditur se Fondi Kombëtar i Mirëqënies i Rusisë, në muajin qershor është rritur për 23.2 për qind në krahasim me muajin maj, duke u rritur në 4.83 trilionë ruble (76.51 miliardë dollarë).

Derisa ka pasur një rritje të ndjeshme të vëllimit të fondeve në qershor për shkak të transferimit të të ardhurave shtesë nga shitjet e naftës dhe gazit natyror të vitit të kaluar, rreth 9 miliardë dollarë në periudhën në fjalë janë drejtuar drejt mjeteve investuese të ndryshme.

Fondi Kombëtar i Mirëqënies u krijua në vitin 2008 si një sistem ku mblidhen të ardhurat shtesë nga eksportet e naftës dhe gazit natyror.