Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ujërat e Rusisë, ku një turiste u gjet pas 21 orësh.
Ajo po qëndronte mbi një dyshek uji, ndërkohë që ishte përcëlluar nga rrezet e diellit.
Olga Kuldo është shpëtuar nga grupi i kontrollit që po kërkonte në det për emigrantë ilegalë, në brigjet e Kretës.
55-vjeçarja nga Rusia, u rrëzua në det në resortin e Rethymno në veri të ishullit grek, pasi u përfshi në një rrymë të fortë, shkruan Sot.
Ajo qëndroi gjithë natën në det dhe u dogj keq nga dielli i nxehtë të nesërmen.
Ajo është dërguar në spital për trajtim mjekësor për ekspozimin ndaj diellit dhe problemet e zemrës, pasi ka qëndruar gjatë në ujë.