Rrokadë në Policinë e Shtetit/ Ndryshime në komisariatet e Tropojës, Lezhës dhe Kukësit, kush janë shefat e rinj (EMRAT)

Rrokadë në Policinë e Shtetit. Burime për eperditshmja.com bëjnë me dije se janë ndryshuar shefat e komisariateve të Tropojë, Kukësit dhe Lezhës. Të njëjtat burime bëjnë me dije se Nik Nikolla, shefi i Komisariatit të Tropojës është emëruar në krye të komisariatit të Lezhës. Ndërsa Agron Kurti nga Lezha është emëruar si kreu i Komisariatit të Kukësit.

Po kështi Arben Kalaja shef i komisariatit të Kukësit është emëruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Ndërkohë në krye të komisariatit të Tropojës do të jetë Arian Dumi.