Rritet tregu i fluturimeve – 14% më shumë pasagjerë se vjet

Ndërkaq, të ndara sipas kompanive, “Blue Panorama” zotëron tregun me 16% të totalit, pasuar nga Ernest Airlines me 15% të tregut dhe Albawings me 10% të totalit. Ndërkaq, kompania Air Albania, zotëron 4% të këtij tregu.

Kompanitë ajrore që operojnë drejt Italisë zotërojnë 51% të tregut të transportit ajror, për muajin shtator. Të dhënat zyrtare të Autoriteti të Aviacionit Civil tregojnë se me kompanitë: Air Albania, Albawings, Blue Panorama, Ernest S.p.A dhe Alitalia për këtë muaj flutuan rreth 174 mijë pasagjerë, nga 340 mijë që ishte numri total i pasagjerëve që udhëtuan përmes aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Ndërkaq, të ndara sipas kompanive, “Blue Panorama” zotëron tregun me 16% të totalit, pasuar nga Ernest Airlines me 15% të tregut dhe Albawings me 10% të totalit. Ndërkaq, kompania Air Albania, zotëron 4% të këtij tregu.

Hyrja e kësaj kompanie në treg me 3 destinacione, sipas AAC-së është edhe arsyeja se përse fluksi i pasagjerëve ka shënuar rritje me 14%, në raport me shtatorin e vitit të kaluar. Ndërkaq, sa i takon Fluturimeve charter Autoriteti i Aviacionit Civil bën me dije se ato zotërojnë 15% të tregut për shtatorin.

Në drejtim të performancës së kompanive, muaji shtator regjistori zhvillime negative, duke qenë se kompania Adria Airways shpalli falimentin, duke regjistruar 21 anulime fluturimesh. /SCAN