Rritet fluksi i pasagjerëve dhe fluturimeve në aeroportet e Stambollit

Sipas të dhënave zyrtare, numri i përgjithshëm i pasagjerëve që kanë hyrë dhe dalë, si dhe i fluturimeve të realizuara nga aeroportet e Stambollit në janar 2019 ka shënuar rritje në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Plot 56 mijë e 420 fluturime të brendshme dhe ndërkombëtare janë realizuar nga aeroportet e Stambollit gjatë muajit të parë të vitit 2019.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Autoritetit të Aeroporteve Shtetërore në Turqi (DHMI), numri i përgjithshëm i pasagjerëve që kanë hyrë dhe dalë, si dhe i fluturimeve të realizuara nga aeroportet e Stambollit në janar 2019 ka shënuar rritje në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Në Aeroportin “Ataturk”, gjatë muajit janar kanë marrë shërbime gjithsej 5 milionë e 118 mijë e 813 pasagjerë, nga të cilët 1 milion e 400 mijë e 790 në linjat e brendshme dhe 3 milionë e 718 mijë e 23 në linjat ndërkombëtare,raporton trt.

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Sabiha Gokçen”, gjatë muajit të parë të këtij viti kanë marrë shërbime 2 milionë e 757 mijë e 846 pasagjerë në total, nga të cilët 1 milion e 783 mijë e 145 në linjat e brendshme dhe 974 mijë e 701 në linjat ndërkombëtare.

Kurse në Aeroportin e Stambollit, etapa e parë e të cilit u përurua më datë 29 Tetor 2018, gjatë muajit të kaluar kanë marrë shërbime gjithsej 92 mijë 223 pasagjerë, nga të cilët 59 mijë e 935 në linjat e brendshme dhe 32 mijë e 288 në linjat ndërkombëtare.

Kështu, numri total i pasagjerëve të pritur dhe të përcjellë gjatë muajit janar 2019 në 3 aeroportet e metropolit më të madh të Turqisë arriti në 7 milionë e 968 mijë e 882.

Ndërkohë që vitin e kaluar numri i përgjithshëm i pasagjerë që përdorën aeroportet e Stambollit në muajin janar ishte 7 milionë e 949 mijë e 992, këtë vit u regjistrua një rritje prej 8 mijë e 890 personash.

Muajin e parë të 2019, në të gjitha aeroportet e Turqisë u organizuan në total 104 mijë e 691 fluturime të brendshme dhe ndërkombëtare me avionë, rreth 54 për qind e të cilave u realizuan nga Stambolli.