Rreth 100 mijë muslimanë falën Kurban Bajramin në Mesxhid-i Aksa

Muslimanët që jetojnë në Kudsin Lindor nën pushtimin e Izraelit kanë tejmbushur Mesxhid-i Aksanë në namazin e Kurban Bajramit

Muslimanët që jetojnë në Kudsin Lindor nën pushtimin e Izraelit kanë tejmbushur Mesxhid-i Aksanë në namazin e Kurban Bajramit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ka arritur në dhjetëra mijëra numri i palestinezëve që kanë mbërritur në Mesxhid-i Aksa që nga namazi i jacisë në ditën e Arafatit. Përveç kësaj, muslimanët palestinezë që dëshironin të vinin në Mesxhid-i Aksa nga lagjet e largëta të Kudsit të pushtuar Lindor formuan radhë të gjata në rrugët që çojnë në rrethin e Qytetit të Vjetër ku ndodhet Harem-i Sharif.

Dhjetëra mijëra muslimanë që kanë pritur deri në namazin e Bajramit në Mesxhid-i Aksa duke dëgjuar pjesë nga Kur’ani dhe tekbiret, pas namazit kanë dëgjuar hutben e Bajramit, ku dhe pas namazit janë shpërndarë disa dhurata dhe janë zhvilluar disa aktivitete për fëmijët.