Roth: Opozita po rrezikon negociatat, dhuna dhe bojkotimi i zgjedhjeve të papranueshme

“Protestat janë një çështje e pranueshme sigurisht në një demokraci, por dhuna dhe urrejtja, bojkotimi i zgjedhjeve dhe largimi i opozitës nga parlamenti janë absolutisht të papranueshme”, deklaroi ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth.

Në një intervistë për “Spiegel”, Roth foli edhe për situatën politike në Shqipëri dhe protestat e opozitës, raporton ATA.

Ministri gjerman theksoi se “Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë për në BE, por opozita po rrezikon njohjen e këtyre arritjeve me politikën e saj penguese”.

“Protestat janë një çështje e pranueshme sigurisht në një demokraci. Por dhuna dhe urrejtja, bojkotimi i zgjedhjeve dhe largimi i opozitës nga parlamenti janë absolutisht të papranueshme. Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë për në BE. Opozita po rrezikon njohjen e këtyre arritjeve me politikën e saj penguese”, tha Roth.