Isa Balliu, prej 6 vitesh ruan ish-Laboratorin e Mbrojtjes së Mjedisit në Pogradec, ndërsa askush nuk e paguan.
Prej asaj kohe, Isai vazhdon të ruajë objektin, pa marrë asnjë gjë në këmbim.
Laboratori u ndërtua me një vlerë disa miliona dollarë, financim i Bankës Botërore, por pas mbylljes së tij pajisjet dhe çdo material tjetër u lanë në ndërtesë, ndërkohë që mbi Isain rëndon përgjegjësia e ruajtjes së tyre./raporton Top Channel
Edhe pse ai është njoftuar për ndërprerjen e marrëdhënies së punës, askush nuk e ka shkarkuar nga përgjegjësia e materialeve, madje gojarisht i është kërkuar që të vazhdojë të ruajë objektin. Frika se, nëse largohet gjithçka do të vidhet, e mban ende të lidhur moralisht me objektin.
Isai, shpeshherë u është drejtuar me shkresa instancave për të marrë një zgjidhje, por asnjëherë nuk ka marrë një përgjigje.