Rodrigo Duterte me “dorë të hekurt” ndaj trafikantëve të makinave luksoze

Më shumë se 60 mjete luksoze janë shkatërruar në Filipine, si pjesë e një fushate kundër korrupsionit të nisur nga presidenti Rodrigo Duterte.

Më shumë se 60 mjete luksoze janë shkatërruar në Filipine, si pjesë e një fushate kundër korrupsionit të nisur nga presidenti Rodrigo Duterte.

Makina tip Lamborghini, Porche, Mercedes Benz dhe disa motorë Harley-Davidson, me një vlerë totale mbi 5,5 milionë dollarë përfunduan nën buldozerë ndërsa vetë Presidenti i Filipineve tha se kjo ishte një shenjë që importuesit e paligjshëm do të marrin goditje të ashpër.

Presidenti ka premtuar se do të luftojë krimin dhe shitjen e drogës, duke i bërë këto dy prioritete të mandatit të tij të nisur qershorin e vitit 2017. “Vendosa që këto mjete të shkatërrohen sepse duhet t’i tregojmë botës që ne jemi një vend i besueshëm për të investuar dhe për të bërë biznes”, tha ai para turmës që ishte mbledhur për të ndjekur aksionin, shkruan Top Channel.

Nuk është hera e parë që Duterte jep një urdhër të tillë. Në shkurt të këtij viti, 20 makina luksoze të kontrabanduara, me vlerë 1,5 milionë dollarë, përfunduan për skrap.

https://www.instagram.com/p/Bl70NEij7My/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_loading_state_control