Rishfaqet një virus i njohur në Kinë, një i vdekur 32 të tjerë izolohen

Vdes një person në autobus, izolohen 32 persona të tjerë...

Edhe pse bota ndodhet nën kthetrat e koronavirusit dhe po përballet me një katastrofë si asnjëherë më parë në izolim të plotë, një burrë kinez ka vdekur nga hantavirus duke shkaktuar një valë të re shoku në internet.

Burri raportohej se po udhëtonte me një autobus në provincën Yunan kur papritmas vdiq dhe testet zbuluan praninë e hantavirusit vdekjeprurës dhe testime po kryhen edhe në 32 pasagjerë të tjerë që udhëtuan me të.

Janë kryer testime ndaj 31 personave që gjendeshin në autobus.

Ndërkohë, pas këtij lajmi në rrjetet sociale u komentua se mund të shfaqet një epidemi e re, ndërsa etiketa “hantavirus” u bë trend mbarëbotëror.

Hantaviruset transmetohen tek njerëzit në rast të kontaktit me minjtë ose urina, pështyma ose jashtëqitja e minjve, e cila shkakton sëmundjen “Sindromi i mushkërive Hantavirus” (HPS).

Megjithëse simptomat janë disi të ngjashme me koronavirusin, njerëzit nuk duhet të frikësohen për hantravirusin njësoj si për koronavirusin i cili ka shkaktuar tashmë një numër të lartë viktimash dhe të prekurish anë e mbanë globit.

Hantavirusi nuk transmetohet nga njeriu në njeri dhe nuk përbën rrezik të epidemisë.