Pas më shumë se katër muajsh zvarritje, herë për mungesë të avokatit dhe herë për mungesë të Prokurorisë, në seancë e së martës ka rifilluar procesi gjyqësor ndaj dy ish-drejtuesve të CEZ, Josef Heisek dhe Jan Ivan, të cilët akuzohen për mashtrime me pasoja të rënda në vendin tonë.
Sipas avokatit, këto ekspertime janë bërë pa patur dijeni pala mbrojtëse, e cila ka të drejtën e pyetjeve si dhe kontestimin e ekspertëve që janë përcaktuar.
Në lidhje me këtë kërkesë, gjyqtari i çështjes Sokol Tona ka kërkuar kohë që të shprehet, ndërsa ka caktuar që në seancën e radhës të fillojë pyetja e dëshmitarëve të akuzës.
Të gjithë dëshmitarët e prokurorisë ndaj dy ish-drejtuesve të CEZ, janë të njëjtët me ato që dëshmuan ndaj ish-administratorit të DIA-s, tashmë të dënuar për të njëjtin mashtrim me CEZ-in, Kastriot Ismailaj.