Rinas/ Riatdhesohen 104 shqiptarë nga Franca e Gjermania, kontrolle të rrepta për koronavirus

Rinas- 104 shqiptarë janë riatdhesuar ditën e sotme nga Franca dhe Gjermania, të cilët kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen dhe kishin kërkuar azil.

Rinas- 104 shqiptarë janë riatdhesuar ditën e sotme nga Franca dhe Gjermania, të cilët kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen dhe kishin kërkuar azil.

Në vijim të operacioneve të përbashkëta të riatdhesimit, të zhvilluara nga Policia Kufitare shqiptare, në bashkëpunim me Frontex-in dhe vendet e BE-së, për riatdhesimin e të gjithë atyre personave të cilët nuk kanë respektuar rregullat e qëndrimit në hapësirën SCHENGEN, si dhe një pjesë e tyre kanë kërkuar dhe azil, sot janë realizuar dy fluturime charter.

Rreth orës 13:30 u riatdhesuan me fluturim charter nga Lille, Francë, 48  shqiptarë, nga të cilët 43 nga Franca dhe 5 nga Belgjika. Gjithashtu, po sot, rreth orës 14 : 45, u riatdhesuan me fluturim charter nga Gjermania, 56 shqiptarë, të cilët kishin kërkuar azil në Gjermani,raporton Top Channel.

Pas intervistimeve të thelluara, të zhvilluara nga specialistët e Policisë Kufitare Rinas, në kushte të rrepta të marra për parandalimin e përhapjes së virusit, të gjithë personat e riatdhesuar janë lënë të lirë.

Të gjithë këta persona, në zbatim të urdhrit nr. 641, të Ministrit të Brendshëm, lëshuar më datë 20.12.2019, nuk lejohen më të udhëtojnë në vendet e BE-së, për tre vjet, që prej datës së kthimit deportiv.

Operacionet e riatdhesimit do vijojnë edhe në javët e ardhshme dhe Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë edhe njëherë për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë me rigorozitet rregullat për  të lëvizur dhe qëndruar në vendet e BE-së dhe të mos tentojnë e të mos bëjnë asnjë shpenzim për të kërkuar azil, pasi shanset për ta fituar atë janë zero.