Rinas, dy makina përfshihen në një aksident

Një aksident i minutave të fundit ka ndodhur në rrugën e Rinasit.

Një aksident i minutave të fundit ka ndodhur në rrugën e Rinasit.

Raportohet se dy makina janë përplasur me njëra tjetrën dhe njëra prej tyre ka përfunduar në kanal. Brenda ishte një familje, por nuk ka asnjë të lënduar.

Dy aksidente për shkak të stuhisë dhe pamjes së kufizuar kanë ndodhur njëra pas tjetrës në rrugën e Rinasit.

Njëri ndodhi në Bërxull, ku nga përplasja e dy makinave, automjeti tip “Benz” ra në kanalin anësor. Brenda ishte një familje, por nuk ka asnjë të lënduar.

Aksidenti i dytë u shkaktuar nga përplasja e tre automjeteve, por ka vetëm dëme materiale.

Dyshohet se përplasja ka ardhur si pasoje e motit të keq.