Pas botërorit të dështuar këtë verë, kombëtarja argjentinase e futbollit po shkon drejt riformatimit. Javier Mascherano e Lucas Biglia i dhanë lamtumirën përfaqësueses nga Amerika e jugut ndërsa Lionel Mesi, Nicolas Otamendi e Angel Di Maria kanë marrë një pushim për të reflektuar, sa të dyshimtë aq edhe të detyrueshëm.
Bomberi i Interit nuk ishte konsideruar nga trajnerët e kaluar, madje ishte një përjashtim i bujshëm për botërorin, pavarësisht formës së mirë. Mes lojtarëve të grumbulluar janë dhe Paulo Dibala, futbollist i juventus, dhe Xhovani Simeone, sulmuesi i talentuar i Fiorentinës, djali i trajnerit të njohur Diego Simeone.
Një përjashtim i bujshëm është ai i sulmuesit të Mancester Sitit Sergio Aguero, vendin e të cilit për momentin e ka zënë zbulimi i Interit, lautaro Martinez./topchannel