Rifillojnë mësimet ballë për ballë të turqishtes në Institutin Yunus Emre Tiranë

Mësimet ballë për ballë në qendrën kulturore në Tiranë kanë rifilluar më 8 shkurt, ditë e hënë, pasi ishin pezulluar në mars të vitit 2020 si pasojë e shpërthimit të koronavirusit, thuhet në një njoftim të Institutit Yunus Emre Tiranë...

Instituti Yunus Emre Tiranë ka rinisur kurset e gjuhës turke ballë për ballë pas pezullimit që nga marsi i vitit të kaluar për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Mësimet ballë për ballë në qendrën kulturore në Tiranë kanë rifilluar më 8 shkurt, ditë e hënë, pasi ishin pezulluar në mars të vitit 2020 si pasojë e shpërthimit të koronavirusit, thuhet në një njoftim të Institutit Yunus Emre Tiranë.

“Pasi mësimi në të gjitha shkollat në Shqipëri vazhdoi ballë për ballë dhe qeveria lejoi mësimin ballë për ballë në institucionet arsimore private, me kusht që të respektohej rregulli jo më shumë se 10 persona në një klasë, një pjesë e kurseve të turqishtes për semestrin e pranverës filluan ballë për ballë në Institutin Junus Emre Tiranë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi thekson se kurset e gjuhës turke zhvillohen duke respektuar rregullat e distancës sociale, higjienës dhe mbajtjes së maskave dhe janë pritur me shumë interes nga nxënësit.

Instituti rikujtoi se mësuesit e gjuhës turke të kësaj qendre kulturore njëkohësisht japin mësimin e turqishtes si lëndë me zgjedhje në shkollat publike dhe private në Shqipëri.

“309 nxënës ndjekin mësimin e turqishtes ballë për ballë si lëndë me zgjedhje në shkolla. Në qendrën kulturore 93 nxënës ndjekin online kurset e turqishtes, ndërsa 48 nxënës vazhdojnë mësimin e gjuhës turke ballë për ballë”, thuhet në njoftimin e Institutit Yunus Emre.

“Gjatë pandemisë, Instituti Yunus Emre Tiranë arriti në çdo cep të Shqipërisë me kurset online të turqishtes. Gjithashtu, instituti për herë të parë iu dha mundësi shumë personave të mësojnë turqishtes përmes kurseve online të gjuhës turke të nivelit fillestar”, theksoi qendra kulturore turke.