Rezistenca anti-Trump? Reagimi i presidentit në Twitter: Tradhti

Presidenti Donald Trump e quajti ‘pa shtyllë kurrizore’ autorin anonim të një shkrimi të botuar nga gazeta New York Times në rubrikën e opinioneve, i cili duke pretenduar se është zyrtar i lartë i administratës, flet për një rezistencë brenda Shtëpisë së Bardhë kundër kreut të administratës.

Sipas Zërit të Amerikës, autori i shkrimit, i cili thotë se punon për Presidentin Trump, thekson se shumë zyrtarë të lartë të administratës po veprojnë me seriozitet nga brenda për të sabotuar pjesë të axhendës së tij dhe prirjet më të këqija personale të tij.

Pak orë pas publikimit të shkrimit, Presidenti Trump reagoi në Twitter: “A ekziston vërtet ‘zyrtari i lartë i administratës’, apo është gazeta e dështuar New York Times që del me një burim të rremë?

Nëse ky person anonim pa shtyllë kurrizore vërtet ekziston, gazeta New York Times, për qëllime të sigurisë kombëtare, duhet t’ia dorëzojë atë menjëherë qeverisë”, shkruante ai. Në një tjetër koment në Twitter, presidenti pyeste me gërma të mëdha: “TRADHTI?”