Rrjete të njohura atje, si “Prezzo”, “Strada” dhe “Zizzi” do të detyrohen t’ua kalojnë punonjësve të gjithë çfarë përfitohet në këtë mënyrë,raporton Top Channel.
Masa vjen si pasojë e indinjatës publike, që solli praktika e disa restoranteve të famshme në vend për t’ua kaluar bakshishet pronarëve, e jo stafit.
Partia Laburiste në opozitë reagoi duke thënë se, me këtë lëvizje konservatorët në pushtet thjesht kopjuan një tjetër politikë të saj, të njoftuar në muajin qershor.
Kreu i kësaj force politike, Jeremy Corbyn ishte shprehur se një qeveri laburiste do të nxirrte ligje, përmes të cilave të sigurohej se punëtorët do t’i mbanin 100% bakshishet e tyre, duke i dhënë fund fenomenit shqetësues.
Theresa May sqaroi se legjislacioni “i ashpër”, që do të zbatohet në Angli, Skoci dhe Uells, është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për t’iu dhënë fund praktikave shfrytëzuese të punësimit.
Tre vite më parë, qeveria britanike zbuloi pas një konsultimi se, klientët e restoranteve mbështesnin në mënyrë masive mbajtjen e bakshisheve nga stafi dhe jo nga pronarët.