Reshjet e dendura të shiut në Kukës shuajnë vatrat e zjarrit

Pasditja e sotme u përfshi nga reshje të dendura shiu duke bërë kështu shuarjen e vatrave aktive të zjarrit në zonën e Kukësit.

Burime nga shtabi i emergjencave bëjnë me dije se intensiteti i reshjeve është i dendur në zonat ku ishin vatrat aktive.

Ndërkohë shiu vijon prej më shumë se një ore në Kukës, Has, Tropojë e Pukë. Fatmirësisht reshjet shuan vatrat, ku prej ditësh ishin aktive.

Situata mbi tunelin e Kalimashit ishte kritike prej ditësh. Shërbimet Zjarrfikëse, Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Kosovës ishin në betejë me flakët, ndërsa terreni i vështirë e bëri të vështirë shuarjen e plotë të zjarrit.