Rënie e ndjeshme e temperaturave në fundjavë, parashikimi i motit

Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta gjatë ditës së sotme dhe të nesërme, me vlera që shkojnë deri në 28 gradë celsius.

Meteorologu i Meteoalb, Hakil Osmani, tha në emisionin “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania se duke nisur nga e mërkura do të ketë rënie graduale të temperaturave deri të premten, me temperatura që nuk shkojnë më shumë se 23 gradë në vlerat maksimale dhe vlerat minimale 4 gradë në vendet malore.

E shtuna dhe e diela priten të sjellin rënie të ndjeshme të temperaturave, që nuk shkojnë më shumë se 17-18 gradë me vlerat maksimale. Osmani tha se reshjet gjatë muajit nëntor do të jenë herë pas herë në formën e rrebesheve.