Recep Tayyip Erdoğan: Mega projekt i ri për të siguruar 100 mijë vende pune

"Ne po krijojmë mega zona të industrisë në pesë rajone të Turqisë. Ne do të përmirësojmë industrinë dhe teknologjinë e Turqisë duke siguruar punësim për 100 mijë persona", shkroi Erdoğan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, dje njoftoi një projekt të ri mega-industrial që do të sigurojë vende pune për 100 mijë persona.

“Ne po krijojmë mega zona të industrisë në pesë rajone të Turqisë. Ne do të përmirësojmë industrinë dhe teknologjinë e Turqisë duke siguruar punësim për 100 mijë persona”, shkroi Erdoğan në Twitter.

Ai bëri të ditur detajet e projektit në një grafikë të bashkangjitur me titull “Përparime kombëtare në industri”, ku tha se 45 miliardë lira turke (9.5 miliardë dollarë) do të bëhen në fazën e parë të projektit, duke siguruar 35.000 vende pune, raporton “Anadolu Agency”.

Me zonat e reja të industrisë, do të investohen 140 miliardë lira turke (29.5 miliardë dollarë), duke siguruar 100 mijë vende pune, thuhet në grafikun.