Recep Tayyip Erdoğan: 2019 do jetë viti i Fuat Sezgin dhe historisë së shkencave islame

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan paralajmëron se 2019-ta do të jetë "Viti i Fuat Sezgin dhe historisë së shkencave islame"

Prof. Dr. Fuat Sezgin i cili jetën e tij ia kushtoi shkencave islame ndërroi jetë në moshën 94 vjeçare, shkruan Anadolu Agency (AA).

Fuat Sezgin lindi më 24 tetor të vitit 1924 në qytetin Bitlis. Ai ka kryer shkollën e mesme në qytetin Erzurum, ndërsa më pas më 1943 ka shkuar në Stamboll.

Sezgin, i cili ishte student i njërit prej ekspertëve më të njohur të fushës, orientalistit gjerman në Institutin e Hulumtimeve të Orientalistikës Helmut Ritter, me rekomandimin e tij iu drejtua shkencave islame.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë ceremonisë së varrimit të historianit të njohur turk Fuat Sezgin, paralajmëroi se 2019-ta do të jetë “Viti i Fuat Sezgin dhe historisë së shkencave islame”.