Reali i Madridit fillon sezonin e ri të La Liga me pesë lojtarë të lënduar

Kjo verë kishte filluar shumë mirë për Realin e Madridit, Pa sezonit zhgënjyes që kishin, Los Blancos nuk humbën kohë që ta përmirësonin skuadrën.

Skuadra spanjolle kishte arritur marrëveshje në mars me Porton për transferimin e Eder Militaos, derisa Luka Jovic arriti më 12 qershor në Santiago Bernabeu.

Ferland Mendy ishte lojtari i radhës që iu bashkua Real Madridi, për të pasuar me pas me 18-vjeçarin, Rodrygo Goes.

Të gjitha këto transferime u kompletuan para se të përfundonte muaji qershor. Muaji korrik filloi me transferimin e tyre të madh. Eden Hazard e kompletoi kalimin në Bernabeu nga Chelsea për 100 milionë euro.

Zidane i kompletoi këto pesë transferime, mirëpo tani po përballet me një numër të lartë të lojtarëve të lënduar, transmeton Telegrafi.

Thibaut Coutois (lëndim në kyçin e këmbës së majtë), Ferland Mendy (lëndim në kofshë), Brahim Diaz (tërheqje muskulore), Marco Asensio (këputej e ligamenteve të gjurit dhe Luka Jovic (lëndim në kyçin e këmbës).

Pesë lojtarët e lënduar pritet që të mungojnë në startin e sezonit të ri në La Liga, e që natyrisht se trajneri francez ndihet i shqetësuar.