Sipas mediave italiane, klubi i futbollit Real Madrid ka filluar bisedimet me Antonio Conte, i cili këtë verë u shkarkua nga Chelsea, transmeton Anadolu Agency (AA).
Real, pas dorëheqjes tronditëse të Zinedine Zidane, pas titullit të tretë radhazi të kampionit të Evropës, edhe më tronditëse solli Julen Lopetegui, përzgjedhësin e atëhershëm të Spanjës. Krerët e Federatës së Futbollit të Spanjës, sapo mësuan në media për marrëveshjen e “klubit mbretëror” dhe Lopetegui e shkarkuan edhe atë para fillimit të Kampionatit Botëror në Rusi.
Megjithatë, duket se Lopetegui nuk iu pagua rreziku që pranoi me ardhjen e tij në Real.
“Mbretërve” nuk po u shkon mirë këtë sezon, kështu që presioni ndaj trajnerit spanjoll po bëhet gjithnjë e më i madh, ndërsa duket se do të shkarkohet, të paktën sipas mediave.
Pretendohet se krerët e Realit të hënën kanë pasur kontakte me Conte dhe kanë filluar negociatat. Problem paraqet fakti se trajneri italian ende zhvillon betejë juridike me klubin Chelsea, i cili pasi e shkarkoi nuk i ka paguar 10 milionë euro.
Megjithatë, oferta e një prej klubeve më të mëdha në botë do të mund të thotë edhe fund i betejave të tij me klubin londinez, meqë oferta të tilla rrallë arrijnë.