Reagon policia: Protesta, e dhunshme dhe e jashtëligjshme

Policia ka reaguar pas shpërndarjes së protestuesve duke dënuar atë çfarë ndodhi para Kuvendit të Shqipërisë.

Policia ka reaguar pas shpërndarjes së protestuesve duke dënuar atë çfarë ndodhi para Kuvendit të Shqipërisë.

“Partia Demokratike e aleatët e saj, organizuan sot një tubim në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i cili, në kundërshtim të plotë me ligjin, në mënyrë të papritur dhe të pa lajmëruar, por edhe në kundërshtim me vetë kërkesën e organizatorëve për vendin e protestës, u zhvendos në sheshin para Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në reagimin e policisë, shkruan Top Channel.

Më tej bëhet e ditur se kanë mbetur të plagosur 3 efektivë policie, të cilët janë goditur nga gurët dhe mjete të tjera të forta të hedhura mbi ta.

Policia e Shtetit bën me dije gjithashtu se është nisur edhe një hetim për identifikimin e autorëve të përfshirë si dhe dokumentimin e plotë të çdo episodi dhune.