Raporti i OKB: Mbi 70 milion refugjatë, niveli më i lartë i arritur ndonjëherë

Mesatarisht 37,000 njerëz janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre çdo ditë, u citua në raport. Një në çdo 108 njerëz në planet është zhvendosur.

Më shumë se 70 milion refugjatë janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre për shkak të dhunës ose persekutimeve, tha Organizata e Kombeve të Bashkuara, pasi kriza globale migrimit ka shtyrë numrin e refugjatëve në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave.

Numri i refugjatëve nëpër botë është dyfishuar pothuajse krahasuar me një dekadë më parë, dhe përfshin 13.6 milion njerëz që largohen nga shtëpitë e tyre për vitin 2018.

Mesatarisht 37,000 njerëz janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre çdo ditë, u citua në raport. Një në çdo 108 njerëz në planet është zhvendosur.

Lufta në Siri mbetet një indikator madhor, duke u ndjekur më pas nga Venezuela e cila i bashkohet shteteve më të prekura, pasi dhjetëra mijëra njerëz u larguan nga kriza humanitare dhe ekonomike në vend.

Më shumë se dy e treta e refugjatëve vijnë nga pesë shtete: Siria, Afganistani, Sudani, Myanmar dhe Somali. /E Përditshmja