Kryeministri vendit, Edi Rama, ka prezantuar flotën e autoambulancave të Emergjencave Civile që do iu vijnë në ndihmë qytetarëve.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ kreu i qeverisë theksoi se këto mjete, që do i shtohen flotës së shëndetësisë në këto kohë të vështira, janë bërë gati për t’u nisur nga Turqia drejt Tiranës.
“Flota e re e autoambulancave të emergjencave civile gati për t’u nisur nga Turqia drejt Shqipërisë”, shkruan Rama.
Pas medikamenteve shëndetësisë të transferuara ditë më parë, tani edhe automjeteve e ndihmës së shpejtë nga Stambolli po nisën drejt Shqipërisë.
Në ditët në vazhdim ndihma të këtilla në rast nevoje do të dërgohen edhe në Maqedoni dhe Kosovë. Miku i vërtet tregohet në kohë të vështira!