Rama pritet me protesta në Fier, përfundon në spital një efektiv i FNSH

Qindra protestues janë grumbulluar përballë supermarket ETC, ku do te filloje takimi i kryeministrit Rama “Bashkia që duam” në qytetin e Fierit.

Qindra protestues janë grumbulluar përballë supermarket ETC, ku do te filloje takimi i kryeministrit Rama “Bashkia që duam” në qytetin e Fierit.

Ata mbajnë në duar parulla “Rama ik. Jo oligarkëve”

Takimi do të zhvillohet në orën 11.00 ndërkohë që protesta kundër kryeministrit ka filluar rreth orës 10:00.

Një efektiv i FNSH ka përfunduar në spital pasi është goditur me gurë nga protestuesit në qytetin e Fierit, të cilët janë grumbulluar në tubim kundër kryeministrit Rama, i cili zhvillon në këtë qytet takimin e radhës së “Bashkia që Duam”.

Reagimi i dhunshëm i protestuesve ka ardhur pasi policia ndërhyri për t’i shpërndarë qytetarët e grumbulluar në mënyrë të paligjshme në tubim.

E ndërsa drejtori i policisë së Fierit i ka kërkuar kryetarit të PD në këtë qytet të shpërndahet pasi protesta është e paligjshme. Ai i është përgjigjur se protesta është mllef i qytetarëve kundër kryeministrit Rama.