Rama përmes një telefonate uron fitoren Presidentit Turk Erdogan

Këto janë zgjedhjet e para që po mbahen me sistemin e ri presidencial të miratuar në referendumin e vitit të kaluar.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama uroi fitoren në një telefonatë Presidenti Turk Erdogan në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbajtura ditën e sotme në Turqi.

Votimi në zgjedhjet e sotme në Turqi u mbyll në ora 17:00 dhe ndërsa janë numëruar 78% e votave, Erdogan kryeson bindshëm me 54.3% të votave ndërsa rivali më i afërt i Partisë Republikane Muharrem Inçe ka vetëm 29.8%.

Këto janë zgjedhjet e para që po mbahen me sistemin e ri presidencial të miratuar në referendumin e vitit të kaluar.

Gjatë qeverisjes Rama, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë janë forcuar edhe më tej.

Investimet Turke janë rritur ndjeshëm në Shqipëri në 5 vitet e fundit dhe një erë e re bashkëpunimi më të ngushtë duket se ka nisur mes dy vendeve. /ePërditshmja