Rama në Korçë: 462 raste masash disiplinore të nisura nga Platforma e Bashkëqeverisjes

Kryeministri Edi Rama, gjatë një aktiviteti të Partisë Socialiste në kuadër të fushatës “E gjithë vëmendja te ju”, të mbajtur ditën e sotme në Korçës është shprehur se shumë qytetarë kanë gjetur zgjidhje te Platforma e Bashkëqeverisjes.

Kryeministri Edi Rama, gjatë një aktiviteti të Partisë Socialiste në kuadër të fushatës “E gjithë vëmendja te ju”, të mbajtur ditën e sotme në Korçës është shprehur se shumë qytetarë kanë gjetur zgjidhje te Platforma e Bashkëqeverisjes, raporton Top Channel.

Rama theksoi se janë 462 raste masash disiplinore ndaj punonjësve të shtetit, të cilat kanë nisur pikëisht pas ankesave të bërë nga qytetarët online.

“Shumë njerëz gjetën zgjidhje te platforma e bashkëqeverisjes. Në këtë platformë kanë filluar të shtohen edhe kërkesat për interpelanca për ministrat. Janë 462 raste masash disiplinore, paralajmërime e shkarkime, ndaj punonjësve të shtetit.