Rama: Drejtimi i OSBE-së mision i përmbushur! Shqipëria doli më e fortë dhe më e respektuar

“Mision i përmbushur prej ku Shqipëria del më e fortë dhe më e respektuar ndërkombëtarisht”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë Edi Rama e quan mision të përmbushur presidencën e OSBE-së nga Shqipëria në vitin 2020.

Ai ka ndarë disa foto në rrjetet sociale nga aktiviteti ku mbajti fjalën përmbyllëse në Ministerialin e kësaj organizate, pas zgjedhjes së krerëve ekzekutivë. Rama shkruan se pas kësaj eksperience Shqipëria del më e fortë dhe më e respektuar ndërkombëtarisht.

“Mision i përmbushur prej ku Shqipëria del më e fortë dhe më e respektuar ndërkombëtarisht”, shkruan Rama.

Gjatë fjalës së tij, duke iu referuar konflikteve si në Bjellorusi dhe Ukrainë, Rama foli për përçarje dhe kërkoi që të lihet pas krahëve qëndrimi i luftës së ftohtë./mv.abcnews.al