Rama, 45 minuta në telefon me Merkel

“Vendosëm pikat mbi ‘i’”

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Në bisedë, Rama tha se kanë folur për ecurinë e mëtejshme të përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave për anëtarësim

“Gjatë një telefonate rreth 45 min me Kancelaren Merkel vendosëm të gjitha pikat mbi “i” për ecurinë e mëtejshme të përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave për anëtarësim.”

Rama po ashtu tha se “Kancelarja rinënvizoi qëndrimin e Gjermanisë në mbështetje të Shqipërisë.”./