Rama: 17 gjyqe me “Fabrikën e Shpifjeve”. Me paratë e fituara blejmë libra shkolle

Janë 17 gjyqe, shkruan Rama, të cilat janë hapur ndaj PD për shpifje, e paratë që do të fitohen nga ky proces kryeministri premton se do të shkojnë si investime në shkolla.

Janë 17 gjyqe, shkruan Rama, të cilat janë hapur ndaj PD për shpifje, e paratë që do të fitohen nga ky proces kryeministri premton se do të shkojnë si investime në shkolla.

Nisma në fjalë e cila parashikon që “paratë e fituara nga gjyqi që shkojnë në investime në çerdhe, kopshte e shkolla në zonat elektorale të çdo deputeti” nisi me urdhër të kryeministrit Edi Rama ndaj të vetëve pas skandalit “Babale”, raporton Top Channel.

“17 çështje gjyqësore me Fabrikën e Shpifjeve tanimë në proces. Për 10 prej tyre pritet vetëm përcaktimi i datës së gjyqit. Të shohim a do nxjerrin prova a do nxjerrin lekë për të blerë libra për shkollat. 44 çështje të tjera janë rrugës për të hyrë në proces e shkuar #derinëfund”, shkruan Rama.