PSG zgjat kontratën me Tuchel

Thomas Tuchel, i cili filloi detyrën e tij tek PSG në maj të vitit 2018 këtë sezon me ekipin e tij fitoi titullin e kampionit në ligë dhe Super Kupën e Francës

Klubi francez i futbollit Paris Saint-Germain (PSG) ka njoftuar se ka zgjatur kontratën me trajnerin Thomas Tuchel deri në vitin 2021, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga klubi thuhet se janë të kënaqur nga performanca e trajnerit gjerman, 45 vjeçarit Tuchel dhe se afati i marrëveshjes është zgjatur deri më 30 qershor 2021.

Thomas Tuchel, i cili filloi detyrën e tij tek PSG në maj të vitit 2018 këtë sezon me ekipin e tij fitoi titullin e kampionit në ligë dhe Super Kupën e Francës.

Pavarësisht se këtë sezon PSG ka fituar kampionatin e vendit u eliminua në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve dhe në finalen e Kupës së Francës.