PSG: Buffon së shpejti në kontroll mjekësor

Buffon te Paris Saint-Germain thuajse e kryer

Ikona e portës italiane Gianluigi Buffon është shumë pranë transferimit te kampionët e Francës Paris St. Germain.

Menaxheri i 40-vjeçarit, Silvano Marina, thuhet të ketë rënë dakord me klubin parisien për një kontratë dyvjeçare me një rrogë vjetore 8 mln euro, sipas mediave italiane.

Ylli i portës, i cili është largua nga Juventus në fund të sezonit që sapo përfundoi, thuhet të ketë gjetur edhe banesën e tij të re në Paris.

Kontrata thuhet se do të firmoset brenda kësaj jave.

Bufon ka luajtur ndeshjen e fundit tek Juventus ndaj Hellas Verona. Pas 17 viteve bardhezi, ai ka vendosur t’i thotë lamtumirë Torinos duke shkuar te PSG.

Aty ai shpreson të fitojë titullin e vetëm që i mungon: UEFA Champions League.

Mediat pohojnë se Buffon-i 40 vjeçar do të kryejë kontrollin mjekësor në klinikën Pitie-Salpetriere, më pas do të firmosë kontratë dy vjeçare me kampionin aktual të Francës.

Buffon u bë lojtar i lirë pasi me Juventusin, për të cilin ka mbrojtur 17 vite, nuk e vazhdoi kontratën. Në karrierë ka mbrojtur edhe për Parmën, ndërsa në fanellën e kombëtares së Italisë ka regjistruar 176 paraqitje.