PS prezanton ish-prefekten për bashkinë Shkodër

Majlinda Angoni është prezantuar zyrtarisht para qytetarëve shkodranë si kandidatja e Partisë Socialiste për kryetare bashkie.

Në mbështetje nga Tirana kishin udhëtuar Damian Gjiknuri, Olta Xhaçka dhe Etilda Gjonaj, të cilët shprehën përkrahjen për Angonin, por edhe rëndësinë që ka Shkodra në vizionin e qeverisjes Rama.

Deri para pak ditësh prefekte e Shkodrës, Majlinda Angoni deklaroi se qytetari do të jetë prioriteti në punën e saj.

Në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, Angoni do ketë përballë kandidatin e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’, Bardh Spahia dhe kandidatin e PD, Xhemal Bushati.