PS po zgjedh 61 kandidatët për kryebashkiak. Ja kush po diskutohet

Prej muajsh PS ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Pritshmëritë ishin që lista garuese e kandidatëve për kryetar bashkie të publikohej gjatë Kongresit të së shtunës. Por kryesia vendosi që këtë proces ta shtyjë pas kongresit.

Prej muajsh PS ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Pritshmëritë ishin që lista garuese e kandidatëve për kryetar bashkie të publikohej gjatë Kongresit të së shtunës. Por kryesia vendosi që këtë proces ta shtyjë pas kongresit.

Një burim nga PS i tha Top-Channel se kjo ka ndodhur për arsye të vijimit me sondazhet për disa qytete ku kjo forcë politike ka ende dilema për kandidatët.

Bëhet fjalë për përzgjedhjen e kandidatëve në Shkodër, Durrës, Burrel, Berat dhe disa bashki të tjera.

Ndërkohë të konfirmuar indirekt deri më tani për garën e 30 qershorit janë Erion Veliaj në Tiranë, Armando Subashi në Fier, Dritan Leli në Vlorë.

Sakaq mësohet se në diskutim për të kandiduar në Kukës një bashki e djathtë socialistët pritet të hedhin në fushës betejës elektorale Safet Gjicin.

Deputeti Pjerin Ndreu prej kohës ka nisur punën në Lezhë bashki, e cila mbahet nga PD.

Në bashkinë e djathtë si Pogradeci pritet kandidimi deputetit socialist Ilir Xhankolli.

Një tjetër deputet socialist Ilir Ndraxhi është projektuar për bashkinë e Shijakut.

Në garën për të fituar një tjetër bashki të djathtë si ajo e Vorës si favorit socialistët shikojnë ish perfektin e Tiranës deputeti Sadi Vorpsi.

Për Gjirokastrën në garë për kandidim janë deputeti Flamur Golemi, Armand Hilaj kryetar qarku, Ornela Çuçi zëvendës ministre e Mjedisit dhe homologia e saj nga ministria e punëve të jashtme Artemisa Dralo.

Për t’ja fituar demokratëve bashkinë e Kavajës i preferuari socialistëve është mjeku Arben Rrugia, i cili nuk e ka konfirmuar ende pëlqimin për të hyrë në garë.

Për Prenjasin socialistët do të garojnë me Nuri Belbën. Tropojën bashki e djathtë, do të tentojnë ta fitojnë me Rexh Biberajn. Tashmë në Elbasan ka nisur punën Gledian Llatja për të zëvendësuar Qazim Sejdinin.