PS çel zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 25 prillit

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë fjalës së tij u shpreh se kërkon një mandat të tretë, me qëllim çuarjen përpara të reformave të nisura.

Partia Socialiste e nisi fushatën zgjedhore në sheshin “Skënderbej” në Tiranë rreth orës 18:00.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë fjalës së tij u shpreh se kërkon një mandat të tretë, me qëllim çuarjen përpara të reformave të nisura.

“Mandati i tretë i PS nuk është një qëllim në vetvete, mandati i tretë i PS, nuk është për PS dhe për ata që PS e përfaqësojnë si deputetë, ministra, kryetarë bashkish, mandati i tretë i PS nuk është për karrigen e askujt, por mandati i tretë është që Shqipëri të mos kthehet kurrë mbrapa. Mandati i PS bën të pakthyeshme të gjitha reformat, e kundërta do të thotë humbje e të gjithë përpjekjeve dhe sakrificave dhe kthim me siguri, aty ku Shqipëria nuk duhet të kthehet më”, tha ai.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka kërkuar nga partitë politike të tregojnë vetëpërmbajtje gjatë fushatës elektorale.