Protesta e opozitës, Veliaj: “Mundësi e mirë për turizmin në Tiranë”

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një intervistë televizive  u shpreh se, “në 17 mars do të zhvillohen mbi 50 aktivitete në kryeqytet, ku fton qytetarët t’i bashkohen festimeve, duke shpresuar që koha mos të zhgënjejë përsëri”.

Veliaj bën me dije se të ftuar për Ditën e Verës do të jenë, superyjet Dafina Zeqiri, MAJK – BABA STARS, Olsi Bylyku, Michael T dhe shumë të tjerë.

“Unë nuk ha inat me kohën, nuk kishim pse të strapaconim njerëzit, kur moti nuk na lejon. Ne nuk e kemi me normë, sa për të kaluar radhën, e bëjmë që të kënaqemi. Kush mendon se mund ta bëjë më mirë, të paraqitet në zgjedhje”, tha Veliaj, shkruan ATSH.

Kryebashkiaku gjatë kësaj interviste foli edhe protestën e opozitës në 16 mars, duke e cilësuar si “një mundësi të mirë për turizmin e kryeqytetit. Mezi e pres, sepse vijnë shumë njerëz dhe shpenzojnë lekët që i japin deputetët, dhe zhvillojnë ekonominë e qytetit tonë”.

Tashmë kandidati zyrtar i Partisë Socialiste për mandatin e dytë të bashkisë, Veliaj  shprehet se, “mezi e pres, një, dy, disa kandidatë rivalë, sepse duke patur një debat, do të kemi edhe diskutime se kush mund ta bëjë më mirë këtë punë”.