Prokuroria merr të pandehur Lulzim Bashën për çështjen e lobimit në SHBA

Prokuroria merr të pandehur Kreun e PD-së Lulzim Basha për çështjen e lobimit në SHBA nga një kompani ruse, shkruan Balkanweb.

Prokuroria merr të pandehur Kreun e PD-së Lulzim Basha për çështjen e lobimit në SHBA nga një kompani ruse, shkruan Balkanweb.

Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë një urdhër paraqitje kundrejt liderit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha dhe dy bashkëpunëtorëve të tij, i cili është publikuar nga Illyria Press.

Prokuroria e Tiranës e dërgoi shkresën mesditën e datës 12 qershor, e cila mban firmën e prokurorëve të çështjes Ervin Karanxha, Gjergji Tako dhe Kole Hysenaj. Nën hetim janë marrë gjithashtu edhe ish-sekretari i përgjithshëm dhe ish-deputeti Arben Ristani si dhe Ilir Dervishi ekonomist në PD.

Prokurorët e Tiranës regjistruan procedimin penal nr.645 të vitit 2018. Pas përfundimit të fazës paraprake hetimore prokurorët gjetën elemente të veprave penale të kryera nga shtetasit Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi. Veprimet përfshinë marrjen e letër-porosisë nga autoritetet në SHBA.

Në datën 17 qershor prokuroria e Tiranës pret t’ua komunikojë vendimin shtetasve Basha, Ristani dhe Dervishi.

Në ftesën ‘për paraqitje’ thuhet se Basha do pyetet në cilësinë e të pandehurit më 17 qershor, ora 9:30 dhe në rast se nuk paraqitet do të shoqërohet me forcë.

Kompania Biniata Trade me lidhje ruse dyshohet se ka paguar 150 mijë dollarë lobistin që punonte për Partinë Demokratike, të cilin Basha ka deklaruar se nuk e njeh.

Urdhri i paraqitjes në Prokurori vjen në kohën kur vendi ndodhet në një krizë politike, opozita ka deklaruar mospjesëmarrjen në zgjedhje, Presidenti ka anuluar zgjedhjet e 30 qershorit dhe maxhoranca kërkon të bëjë zgjedhje me çdo kusht, ndërsa ka nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit.