Projektligji izraelit ndalon lirimin me kusht për të burgosurit palestinezë

Nëse aprovohet, ligji në mënyrë retroaktive do të bllokojë kushtet e burgimit të të burgosurve palestinezë të dënuar nga gjykatat ushtarake ose civile të Izraelit për vrasje ose vrasje në tentativë

Një komitet i Parlamentit izraelit (Knesset) ka miratuar një projektligj që do të bllokojë lirimin e parakohshëm të të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç bën të ditur Knesset-i, projektligji është miratuar nga Komiteti kushtetues, ligjit dhe drejtësisë dhe do të vihet për votim në një lexim të dytë dhe të tretë për ratifikim.

Data e votimit ende nuk është njoftuar.

Nëse aprovohet, ligji në mënyrë retroaktive do të bllokojë kushtet e burgimit të të burgosurve palestinezë të dënuar nga gjykatat ushtarake ose civile të Izraelit për vrasje ose vrasje në tentativë.

Sipas shifrave palestineze, rreth 6 mijë palestinezë vazhdojnë të vuajnë në qendrat e paraburgimit në Izrael, duke përfshirë qindra gra dhe të mitur.