“Proces politik për ta përdorur si mjet shantazhi”, Meta komenton se si e priti vendimin e Kushtetueses për mosshkarkimin e tij: Asnjë lloj emocioni

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mosshkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta ka dhënë qëndrimin e tij.

Në një intervistë për RTSH, kreu i shtetit theksoi se nuk ka pasur asnjë emocion për këtë çështje. Ai shtoi se nuk ka shkelur kushtetutën.

“Nuk kam pasur asnje lloj emocioni për ceshtjen ne Gjykaten Kushtetuese. Kam pritur te zgjidhej me heret. Kjo zgjatje nuk me ka shqetësuar sepse fundin e kam ditur per sa kohe nuk kam bere shkelje as te rende dhe as te lehte. Ky ka qene nje proces politik per ta perdorur si mjet shantazhi. Nuk kam pasur asnjë shqetësim për një çështje e cila ka qenë inekzistente, sepse jo vetem nuk kam bere as shkelje te rende dhe as te lehte te Kushtetutes, por edhe kam qenë i bindur që ky ka qenë një proces politik. Nuk është rastësi që është bërë në këto momente, ka qenë një tentative për të kapur të vetmin institucion të pavarur por dhe për të hequr vëmendjen nga aferat korruptive te qeverise. Ky ishte hetimi i trete kundër meje. Nje maskarade politike, nje show. Kërkesa për shkarkim nga Parlamenti ka qene shantazh ndaj Presidentit, për qëndresën që ai ka bërë për mos kapje të shtetit. Kjo kërkesa ka qenë e paligjshme dhe në formë hakmarrje e mazhorancës ndaj Presidentit të Republikës”, tha Meta.

Ai shtoi se: “E gjitha kjo maskaradë politike u bë për të tërhequr vëmendjen nga afera korruptive e inceneratorëve. Kjo është një lojë e mbaruar. Presidenti nuk ka shkelur asnjë ligj dhe as një nen të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.”.