Prishtinë, një i vdekur dhe tre të plagosur me armë zjarri, publikohen pamjet

Një konflikt për çështje pronësie ka shkaktuar sot në Prishtinë një të vrarë dhe tre të plagosur.

Një konflikt për çështje pronësie ka shkaktuar sot në Prishtinë një të vrarë dhe tre të plagosur.

Ata janë qëlluar me armë zjarri. Debati mes dy familjeve që banojnë në të njëjtin objekt në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë është shoqëruar me përdorimin e armëve të zjarrit.

Dëshmitarët e kanë filmuar momentin kur një person me pistoletë qëllon në drejtim të katër personave dhe ata përfundojnë në tokë të shtrirë. Më pas në spital një prej personave ka vdekur ndërsa tre të tjerët janë jashtë rrezikut.

Të dhënat e para flasin se mes dy familjeve ka një konflikt pronësie për objektin ku banojnë.

Pamje të rënda janë publikuar në media nga ngjarja që tronditi Prishtinën, ku një person humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi me armë.

3 të tjerët janë nën kujdesin e stafit mjekësor të Klinikes Emergjente.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur, te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë fillimisht zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ndiqni viden e siguruar nga Top Channel.