Prishtinë, banorët zgjohen në mëngjes, i gjejnë makinat në gropë

Në rrugën “Bedri Gjini” në Prishtinë është shembur dheu afër një punishtes ku po ndërtohet një objekt.

Në rrugën “Bedri Gjini” në Prishtinë është shembur dheu afër një punishtes ku po ndërtohet një objekt. Qytetarët thonë se ndihen të rrezikuar nga madhësia e gropës që shkon deri në 7 metra e gjatë dhe më shumë se një metër e gjerë.

Disa makina që ishin të parkuara aty pranë kanë rënë brenda në gropë, raporton KlanKosova.

“Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, konkretisht nga ora 05:00 e mëngjesit. Deri më tani janë lajmëruar gjashtë raste në zonën e shërbimit, rrjedhje të ujit”, ka deklaruar zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku.