Prindërit e 15-vjeçares fitojnë betejën me Facebook

Gjykata u jep të drejtë të trashëgojnë profilin e vajzës së vdekur

Gjykata Federale gjermane u dha të drejtë prindërve të një 15-vjeçareje që kishte humbur jetën në shinat e trenit në vitin 2012, që të kishin akses mbi llogarinë e vajzës së tyre në Facebook.

Ata i kishin hyrë një beteje gjyqësore me gjigandin e rrjeteve sociale, pasi Facebook kishte mbyllur profilin e adoleshentes me argumentimin se kërkesa e tyre ishte shkelje e privatësisë.

Prindërit kërkonin të shihnin mesazhet private që e bija kishte shkëmbyer para se të humbte jetën, për të zbuluar shkaqet e vërteta të tragjedisë, nëse bëhej fjalë për një aksident tragjik apo për një vetëvrasje.

Ata e kishin humbur çështjen në Gjykatën më të ulët në Berlin, që në vitin 2015, por vendosën të mos dorëzohen. Gjykatësit federalë e bazuan verdiktin e tyre tek parimi i trashëgimisë së librave dhe sendeve me vlerë, që prindërit ua trashëgojnë fëmijëve, klan.

Çështje ligjore për të drejtat e privatësisë, Facebook ka edhe me drejtësinë amerikane sidomos pas skandalit me Cambridge Analytica u provua se gjigandi i rrjeteve socialiste kishte dorëzuar të dhënat e mijërave përdoruesve.